Musa “kërcënon” Messin dhe Argjentinën
24 qershor 2018
| 12:52
Sulmuesi kryesor i Nigerisë, Ahmed Musa e ka “kërcënuar” Lionel Messin dhe Kombëtaren e Argjentinës, para ndeshjes se fundit në fazën e grupeve.
Ai ka thënë se gjithmonë shënon ndaj kësaj kombëtare dhe ndaj Messit.
“Sa herë që luaj ndaj Argjentinës dhe ndaj Messi kam shënuar gol. Para katër vitesh, në botërorin e zhvilluar në Brazil, realizova dy gola ndaj Argjentinës. Kur shkova te Leicester dhe luajtëm ndaj Barcelonës (luante edhe Messi) realizova dy gola. Ndaj, gjithçka mund të ndodhë, mund të realizoj sërish dy gola. Kjo ndeshje ndaj Argjentinës është e rëndësishme për Nigerinë, pasi jemi të detyruar të fitojmë”, ka deklaruar Musa, i cili realizoi dy golat e fitores në ndeshjen ndaj Islandës.
/Epoka e re/