Musa Selimi ia ‘dorëzon’ FEFS-in Florian Miftarit
Dekani i derisotshëm Musa Selimi sot ia ka dorëzuar detyrën e Dekanit, Florian Miftarit. Kështu ka bërë të njohur vet profesor Selimi.
Njoftimi i plotë i Selimit:
Të dashur miq, Të nderuar profesorë e studentë, të nderuar staf administrativ, pas tetë vite e gjysmë në pozitën e Dekanit të FEFS në UP, sot zyrtarisht përfundoj mandatin tim, shprehë mirënjohje të thellë e falenderimet më të pëzermërta për studentët tanë të mrekullueshëm që patëm një rrrugëtim të qëndrueshëm së bashku, profesorët e kolegët e vyeshëm që bashkpunuam gjatë pothuajse një
dekade, Sekretarin (mikun e vyeshëm) e administratën efikase që mbështetën parreshtur punën e aktivitetet e shumta!
Sot në këtë ditë e dorëzoj mandatin kokëlartë e i kënaqur me të arriturat e shumta të cilat më së miri i vlerësojnë studentët por edhe opinioni publik, aktivitete të panumërta vendore e ndërkombëtare, vende të para në shumë ngjarje sportive, konferenca ndërkombëtare shkencore, zgjerim me terene sportive, pajisje moderne për laboratore e salla sportive duke dëshmuar përgjegjësi të lartë gjatë tërë kohës!
Sot Dekanit të ri Prof Ass. dr Florian Miftarit i uroj më të mirat në udhëheqjen e tij drejt sukseseve të reja të Fefs, edhe si Prodekan ai e dëshmoj me punë, përkushtim e përgjegjësi të
lartë të vazhdojë në frymë bashkëpunimi e tolerance, frymë ekipore e kreativitet!
Dekanit të ri i uroj nga zemra suksese edhe më të mëdha!
Dekan Florian, të priftë e mbara duke të falënderuar për bashkëpunimin e sinqertë të deritanishëm dhe plot e përplot suksese të reja!