Musa Selimi rizgjedhet president i FSUNK-së
Mbahet Kuvendi i Punës dhe ai Zgjedhor i FSUNK-së – Musa Selimi rizgjedhet president edhe për katër vjet.
Sot, Federata e Sporteve Universitare e Kosovës, ka mbajtur Kuvendin e Punës dhe atë Zgjedhor, ku janë diskutuar dhjetëra pika diskutimi, dhe janë miratuar dokumente të rëndësishme të punës së FSUNK-së.
Ndër të tjerash, në Kuvendin Zgjedhor, me votim unanim, edhe për një mandat pozitën e të parit të FSUNK-së e mori presidenti Musa Selimi. Ai u zotua që bashkërisht me të gjitha strukturat e Federatës, do të punoj fuqishëm në promovimin dhe masivizimin e sportit universitar. Selimi paraqiti planin e tij me tetë objektiva, të synuara për periudhën 2024-28.
Gjatë mbledhjes u votua edhe nënkryetari i FSUNK-së, Nehat Gashi.
Në këtë mbledhje, u zgjodh edhe bordi drejtues, me anëtarë nga shoqatat e universiteteve dhe kolegjeve vendore, me këtë përbërje:
Blerta Dibrani, anetare
Bardha Kurti, anetare
Artan Tahiri, anetar
Minire Haziri Rexhepi, anetare
Alban Fazliu, anetar
Urime dhe punë të mbarë! #sportiuniversitar🏅