Mushica: Ne nuk guxojmë të quajmë tradhtarë dikë që shkon tek Shqipëria

09 mars 2025 | 22:37

Ish portieri i kombëtares së Kosovës, Kushtrim Mushica thotë se assesi nuk guxojmë të quajmë dikë tradhtarë që kalon nga kombëtarja e Kosovës tek Shqipëria.

“Ne nuk guxojmë të quajmë tradhtarë dikë që shkon tek Shqipëria. Toverlani ia ka dhënë hakun. Situata Kosovë – Shqipëri, është ndryshe. Mes dy vendeve, natyrshëm zgjedh këdo”, tha ndër të tjerash Kushtrim Mushica në Sports Show.

Kujtojmë se ditët e fundit, Etnik Brruti, ish kapiteni i Kosovës U21, ka zgjedhur të kalojë tek kombëtarja e Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lorenc Palokaj, kushëriri i reperit Unikatil, ka ndarë detaje nga…