Mushkolaj, Abdixhikut pasi ky s’u takua me Begajn: Je veç një kryetar partie, si krejt të tjerët

17 gusht 2022 | 00:13

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka kritikuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi ky refuzoi ta takojë presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili sot përfundoi vizitën e tij në Kosovë.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Abdixhiku është veç një kryetar partie dhe çdo tentim për ta paraqitur ndryshe atë, është qesharak.

Postimi i plotë:

LDK është veç nji parti politike, si të gjitha të tjerat, edhe Lumiri veç nji kryetar partie, si krejt të tjerët. Çdo përpjekje për me e paraqitë ndryshe është qesharake.

p.s. Ibrahim Rugova ka vdekë më 2006.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Regjisori Taika Waititi dhe këngëtarja Rita Ora janë në lidhje…