Mushkolaj: Asociacioni kalon, është veç çështje kohe se kur do nis zbatimi

28 shkurt 2023 | 23:10

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se sipas zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimi, tashmë Asociacioni është një OJQ.

Mushkolaj ka cituar Bislimin kur ishte në Parlamentin Evropian, i cili kishte thënë se kjo ishte një OJQ që merrej me koordinimin e komunave me shumicë serbe.

“Është shumë e qartë që Asociacioni kalon, vetëm është çështje kohe kur do të fillojë zbatimi dhe implementimi i tij në teren”, ka thënë Mushkolaj në Debat Plus, duke shtuar se për të neni shtatë paraqet Asociacionin.

Imer Mushkolaj, gjithashtu, ka shtuar se gjatë kësaj periudhe nuk po diskutohet për marrëveshje finale mes dy vendeve, por për marrëveshje të përkohshme.

Tutje, Mushkolaj ka thënë se në fokus të BE-së nuk ka qenë njohja reciproke, por normalizimi i marrëdhënieve mes tyre.

Në fjalën e tij gjatë debatit, Mushkolaj ka thënë gjithashtu se, sipas BE-së, propozimi evropian sjell normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventus ka fituar 4-2 ndaj Torinos në derbin e qytetit.…