Mushkolaj: ‘Bota e re’ solli një rizgjim për informim për atë çka ndodhte

30 korrik 2020 | 22:56

Gazetaria në kohë lufte ishte tema e sontme e misionit “Debat Plus”, nën udhëheqjen e Ermal Pandurit në “RTV Dukagjini”, në të cilin kanë qenë të ftuar botues, gazetarë, autorë librash dhe kronikash televizive. Gazetari dhe analisti Imer Mushkolaj, duke evokuar kujtime nga gazetaria e kohës së luftës në Kosovë, ka veçuar disa hollësi interesante për publikun. Ai ka treguar se gazeta “Bujku” raportonte siç donte LDK-ja, e njerëzit nuk e dinin çfarë po ndodhte në terren. “Mos të harrojmë se në atë kohë dihej shumë pak për organizimin e UÇK-së, madje kishte dyshime nëse eksitonte UÇK-ja. Qytetarët deri në ngjarjen e Prekazit dinin shumë pak dhe nuk e kishin idenë si dukej UÇK-ja”, ka thënë ai dhe ka treguar se fotografinë e  parë të Hamëz Jasharit e ka parë në një gazetë serbe e cila kishte përshkrimin Adem Jashari: “Deri vonë unë kam menduar se ai ishte Adem Jashari”.

Mushkolaj ka bërë me dije se një kontribut të madh në kohën e luftës për informim e ka dhënë edhe Televizioni Publik Shqiptar. Ai ka shtuar se gazeta “Bujku” ishte një e përditshme që raportonte si dëshironte LDK-ja. “‘Koha ditore’ u hap si një dritare informimi në vitin 1997, si një alternativë që njerëzit të merrnin vesh më shumë. Gazeta e studentëve ‘Bota e re’ solli një rizgjim për informim për atë se çka ndodhte. Njerëzit deri atëherë e kishin të pamundur ta dinin çfarë po ndodh sa iu përket aksioneve të UÇK-së”, ka thënë Mushkolaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sistemet imune të disa njerëzve që nuk kanë qenë të…