Mushkolaj: Dialogu nuk duhet të vazhdojë pa u hequr barrikadat
13 dhjetor 2022
| 20:03
Opinionisti Imer Mushkolaj ka theksuar se dialogu me Serbinë nuk duhet të vazhdojë pa u hequr barrikadat.
Mushkolaj ka shkruar në “Facebook” se nuk negociohet me kriminelë.
“Grupe kriminale serbe vendosin barrikada në veri – Kosovës i kërkohet dialog për heqjen e tyre. Mbase edhe kushtëzohet. Por, me kë të bëjë dialog? Me grupet paramilitare? Me Beogradin? Për çfarë të dialogojë? Për lirimin e një ish-polici të dyshuar për sulm terrorist? Dialogu nuk duhet të vazhdojë pa u hequr barrikadat. Nuk negociohet me kriminelë”, ka shkruar Mushkolaj.