Mushkolaj e cilëson “manipulim” postimin e Kurtit për të ardhurat e Policisë

01 nëntor 2023 | 22:42

“Janë 203 policë të Kosovës që sivjet patën të ardhura më të larta sesa Presidentja e Republikës (1.890 euro bruto, koeficienti 18), e në muajt qershor e korrik ishin afër 700 sosh (ku sigurisht bëjnë pjesë shumica absolute e pjesëtarëve të NjSI)”.

Manipulim po cilëson këtë deklarim të kryeministrit, Albin Kurti, analisti, Imer Mushkolaj, ku shefi i ekzekutivit reagoi pas protestës së Njësia Speciale Intervenuese (NJSI) para Qeverisë. Të cilët protestuan me kërkesën për kushte më të mira, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë.

“Po manipulon. Kqyre çka po thotë janë 203 policisë që sivjet patë të ardhura më të lara se të presidentes, po i thotë të ardhurat e presidentes po ia thotë veç pagën bazë 1890, sa i ka të ardhurat Presidentja o zotni, ku i ka mëditjet, ku i shtesat. Pse po manipulon publikisht zotnia qysh. Për policë po thotë se të ardhurat i kanë më të mëdha se presidentja për të po na tregon ve pagën bazë…”, ka thënë Mushkolaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka ftuar Kryeminsitrin, Albin Kurtin…