Mushkolaj: Gjykata Speciale është krejtësisht politike
18 maj 2022
| 11:13
Pas shpalljes së aktgjykimit dënues ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, Avdyl Mushkolaj, kryetar i degës së OVLUÇK-së në Deçan, ka thënë se Gjykata Speciale është politike.
Ai ka thënë se kjo është padrejtësi ndaj djemve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Padrejtësi po u ndodh djemve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, kjo gjykatë krejtësisht është politike”, është shprehur Mushkolaj për “T7”.
Sipas tij, sot nuk ka rënë drejtësia në vend.
Gjykata Speciale i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me gjobë prej nga 100 euro Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK).