Mushkolaj i ashpër me Qeverinë Kurti: Katër vite qeverisje asnjë rrugë e përfunduar

11 nëntor 2024 | 21:55

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka si synim të ulë importin, por theksoi se ky proces do të kërkojë kohë për t’u realizuar, duke pasur parasysh “gjendjen e trashëguar ekonomike”.

Analisti, Imer Mushkolaj ka kritikuar Qeverinë Kurti duke theksuar se në “katër vite qeverisje” asnjë rrugë ekzistuese nuk ka përfunduar. Teksa ka shtuar se Qeveria Kurti në qeverisjen e saj në mandatin katërvjeçar nuk ka pasur asnjë investim kapital.

Ai ka shtuar në “Debat Plus” se çasja e qeverisë ka qenë që më shumë me i vendos përshtypje diasporës për jetën që po e jetojmë ne në Kosovë sesa që i kushtojnë vëmendje qytetarëve për planifikimet e investimet kapitale.

“ Fjalimet dhe deklarimet e ngjajshme sikurse Hekuran Murati, dikush që nuk ka dëgjuar dhe s’jeton këtu ky fjalim krijohet përshtypja se ka qenë situata skandaloze dhe në vitin2020-2021 ka filluar të ndërtohet diçka. Nuk është e vërtetë. Megjithatë, çka janë ndërtu dhe kanë ekzistu janë, nuk janë zhduk. Investimet kapitale ekzistojnë. Nga ky mandat nuk është që kemi parë investime kapitale. Pushteti aktual që dështimet e veta iu adresohen qeverisjeve të kaluara. Katër vite nuk i ke përfundu asnjë rrugë ekzistuese nga qeverisjet e kaluara. Me çasjen e Qeverisë Kurti, më shumë përshtypje diasporës sesa vet njerëzve që jetojnë këtu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është…