Mushkolaj ironizon me pushtetin: Përpiloni listën dhe tregona se me cilat tema mundemi me u marrë

19 prill 2022 | 15:29

Opinionisti Imer Mushkolaj, ka radhitur një varg kritikash ndaj pushtetit ku sipas tij këta të fundit nuk po pranojnë që t’iu përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.

Ai në mënyrë ironike ka thënë se “pushtetit nuk i ka mbetur tjetër veç me përpiluar një listë dhe me na tregu me cilat tema guxojmë me u marrë e me cilat jo”.

“Po thonë: qysh po pyetni për punësimet familjare, në kohën kur po sulmohet policia? Qysh po folni për sigurimin shëndetësor të policëve, kur jemi në rrezik prej Serbisë? Qysh po pyetni për pretendimet e Beogradit rreth ngjarjeve në Kosovë? Qysh po lypni komision hetimor parlamentar për energjinë, në kohën kur po ndodh lufta në Ukrainë? Pushtetit nuk i ka mbetur tjetër veç me përpiluar një listë dhe me na tregu me cilat tema guxojmë me u marrë e me cilat jo”, ka shkruar Mushkolaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Ashtu sikur edhe çdo fillim e ka edhe…