Mushkolaj: Kandidimi i Vjosës ishte vullnet i elektoratit të LDK-së
26 gusht 2019
| 17:37
Analisti politik Imer Mushkolaj ka thënë se kandidimi i Vjosa Osmanit për kryeministre ka qenë vullnet i elektoratit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Megjithatë ai ka thënë se mbetet të shihet nëse ky vullnet nuk do të shkelet pas zgjedhjeve nga bosët e partisë siç ka ndodhur deri tash.
“Kandidimi i Vjosës ishte vullnet i elektoratit të LDK-së. Mbase ky vullnet nuk do të shkelet pas zgjedhjeve, nga bossat e partisë, siç ka ndodhur deri tash”, ka shkruar Mushkolaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/