Mushkolaj kërkon pezullimin e fushatës për sot: Do të ishte veprimi më normal

02 shkurt 2025 | 13:13

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar partitë që nuk e kanë pezulluar fushatën politike për sot, pas tragjedisë ku humbën jetën tre fëmijë në Jabllanicë të Gjakovës.

Mushkolaj ka thënë se ky do të ishte veprimi më normal.

“Tre fëmijë kanë vdekë në Jabllanicë të Gjakovës, por partitë politike vazhdojnë tubimet si të mos ketë ndodhë asgjë. Nëpër këto tubime premtojnë të ardhme të ndritshme për të rinjtë, tre nga të cilët nuk jetojnë sot. Pezullimi i aktiviteteve partiake për sot do të duhej të ishte veprimi më normal. Por, partitë në Kosovë nuk janë të tilla. Papërgjegjësia e mosndjeshmëria e tyre triumfon mbi tragjeditë si kjo e Jabllanicës”, ka shkruar Mushkolaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Driton Lajçi, i…