Mushkolaj: Kosova e ka kryer obligimin e vet duke iu ofruar serbëve mundësinë që të votojnë
Pas “dështimit” të votimeve të ditës së djeshme në katër komunat në veri, analisti Imer Mushkolaj ka thënë se mosdalja e serbëve për të votuar është pritur.
“Askush nuk ka pritur që ka me pasë dalje të serbëve dhe me u mbri ai 50 përqindshhi plus një votë që të shkarkohen kryetarët dhe pastaj të caktohen zgjedhje të reja ashtu sic është pritur votimi ka dështu dhe natyrisht që përgjegjësinë më të madhe për dështimin e ka Lista serbe përkatësisht Vuqiqi nbëpërmjet Listës Serbe,” tha Mushkolaj në “DebatPlus”.
Sipas Mushkolajt Vuqiçi ka dorë në mosdaljen e qytetarëve serb në votim.
“Në veri është konfirmimi sipas meje i fuqisë që Vuqiçi e ka mbi serbët atje, po të ishte ndryshe siç është thënë që serbët e veriut mund të rebelohen dhe të mos i besojnë Listës serbe, të paktën një numër më i madh do të kishin dalë në zgjedhje, por ne e patem rastin ku në një komunë të caktume nuk pat asnjë votues, kjo na tregon që diçka ndryshuar prej kohës kur po të njëjtit banorë serb e arritën numrin mjaftueshëm për me nënshkru peticionin në mënyrë që të mbahet votimi dje prej asaj kohe deri dje ka ndryshu diçka e kjo diçka duket se ka të bëjë me qasjen që presidenti i Serbisë e ka karshi Kosovës dhe nëpërmjet instumentalizimit që e ka me serbët në veri,” tha Mushkolaj.
E në aspekt politik Mushkolaj thotë se mendon që shteti është dorëzuar përballë Vuqiçit.
“Kosova teknikisht dhe proceduralisht e ka kryer obligimin e vet që diku në kushte më të mira e diku jo ju ka ofru serbëve mundësinë që ata të votojnë, në aspektin politik unë mendoj që shteti është dorëzuar përballë listes serbe përkatësisht përballë Vuqicit për shkak se nuk ka arritur apo nuk ka dashur të arrijë që të happen vendvotimet normale apo zgjedhjet normale në mënyrë që qytetarët të votojnë dinjitetshëm dhe jo në kushtet që kemi parë në komuna të caktuara në veri,” tha ai.