Mushkolaj: Kurti me logjikë skandaloze, për katër vjet sulmoi mediat e analistët
Analisti Imer Mushkolaj, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, të bëra gjatë tubimeve të fushatës zgjedhore, duke ka theksuar se ai po përpiqet të hedhë përgjegjësinë dhe fajin mbi analistët dhe gazetarët, duke përhapur urrejtje ndaj tyre.
Mushkolaj ka thënë se Kurti ka një “logjikë skandaloze”, duke shtuar se deklaratat e tij kanë për qëllim të nxisin urrejtje dhe të përçajnë opinionin publik.
Sipas Mushkolajt, Kurti ka bërë një përpjekje të vazhdueshme gjatë katër viteve të tij në pushtet për të sulmuar mediat dhe gazetarët, duke përfshirë edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Nuk duhet të bëjmë muhabete se ku i marrim ne rrogat, por zoti Kurti atë që e ka deklaruar është një muhabet me plotë urrejtje duke u përpjekur që gjitha përgjegjësinë edhe fajin duke ia hedh analistëve, edhe duke rrejtur në masë të madhe sesa paguhen ata në jave nuk paguhen as ministrat e tij…Unë e kuptoj Kurtin se ai betejën më të madhe e ka me mediat edhe me gazetarët e ka pasur vazhdimisht gjatë këtyre katër vjetëve”, ka deklaruar ai.
Mushkolaj ka theksuar se këto deklarata janë përpjekje për të minuar punën e medieve dhe për të mbuluar problemet e qeverisë.
“E kuptoj edhe Haxhiun, ecvila prapë u mundua të nxisë urrejtje kundër gazetarëve dhe mediave, përkatësisht kundër opinionistëve…Logjika skandaloze e Albin Kurtit, ai me qëllim i thotë këto deklarime, e përmend terrin, natën, sikur gazetarët në studio janë lloj “gogola” që merren natën edhe punojnë tërë natën me rrëzu Albin Kurtin”, ka deklaruar Mushkolaj.