Mushkolaj: Kurti merret me zgjedhjet në Maqedoni, kurse në veri votimet mbahen në kontejnerë
19 prill 2024
| 16:28
Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar kryeministri Albin Kurti për përfshirjen e tij në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut.
Ai ka vlerësuar se derisa Kurti pritet të marrë pjesë në tubimet e VLEN-it në Zvicër, votimi në veri për shkarkimi e kryetarëve të dielën do ta mbahet në kontejnerë.
Mushkolaj ka shkruar në “Facebook” se ky është sovranitet i propaganduar.
“Albin Kurti në Zvicër, si kryeministër i Kosovës, në përkrahje të Arben Taravarit, ndërkohë në veri votimet mbahen në kontenjerë, sepse drejtorët serbë nuk lejojnë që të mbahen në shkolla. Ky është sovraniteti i propaganduar”, ka shkruar Mushkolaj.