Mushkolaj pas tollovisë te ‘1 Tetori’: Pasqyra e shtetit, menaxhim për marre

14 maj 2021 | 12:11

Opinionisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas tollovisë që është krijuar sot te salla “1 Tetori” në Prishtinë

Mushkolaj përmes një shkrimi në llogari e vet në “Facebook” ka publikuar foto nga vendi i ngjarjes ku shihen duke pritur në radhë për vaksinim shumë pensionistë.

Ai ka thënë se krejt kjo ngjarje është pasqyra e shtetit, e se menaxhimi është “për marre”.

“Pasqyra e shtetit. Menaxhim për marre”, ka shkruar Mushkolaj.

Mushkolaj është në mesin e personave që kanë kritikuar ashpër menaxhimin me vaksinim në Kosovë.

Përveç partive politike kanë reaguar edhe nga shoqëria civile.

May be an image of one or more people and people standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkundër se kontrata e futbollistit shqiptar me klubin anglez skadon…