Mushkolaj për Elvis Hoxhën: Duhet të jesh i poshtër, e idiot që ta provosh ta njollosësh Jasharajn
02 shtator 2022
| 21:45
Analisti Imer Mushkolaj e ka kritikuar ashpër këshilltarin e kryeministrit, Albin Kurti, Elvis Hoxha, pasi ky i fundit e akuzoi kryesindikalistin Rrahman Jasharajn për lidhje me Serbinë.
Mushkolaj ka shkruar në “Facebook” se për ta njollosur Jasharajn deri në atë pikë, duhet të jesh njeri i poshtër dhe idiot.
Postimi i plotë i tij:
Rrahman Jasharajn e njoh tash e më shumë se dy dekada. Disa vjet edhe kam punu me të. Është njeri i përkushtuem dhe punëtor. Njeri i hjekave. Duhet të jesh fort i poshtër, që ta akuzosh për lidhje me Serbinë. Duhet të jesh fort idiot që të provosh ta njollosësh atë. E turpshme dhe e frikshme përpjekja e njerëzve të pushtetit, përpjekja e pushtetit për ta denigruar Rrahmanin.