
Mushkolaj për gjuhën e tmerrshme të Kurteshit: Vë në rrezik jetën e gazetarëve
12 mars 2025
| 15:02
Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas përdorimit të gjuhës së tmerrshme nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi.
Kurteshi e ka quajtur “Nacionalen” “media të vrasësve me pagesë”.
Mushkolaj ka thënë se me këtë gjuhë, vihet në rrezik jeta e gazetarëve.
“Gjuha e Sami Kurteshit të Vetëvendosjes ndaj gazetarëve të Nacionales dhe cilësimi ‘media kriminale e vrasësve me pagesë’ është e rrezikshme dhe thirrje që vë në rrezik jetën e gazetarëve”, ka shkruar Mushkolaj në “Facebook”.