Mushkolaj për Kurtin: Pa pikën e marres po përpiqet të shfajësohet për ‘Zajednicën’
03 mars 2023
| 16:45
Analisti Imer Mushkolaj, ka komentuar diskutimet në Kuvendin e Kosovës lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Mushkolaj ka thënë se kryeministri Kurti po bën përpjekje të shfajësohet për pranimin e asociacionit.
“Pa pikën e marres PDK-ja e LDK-ja po e akuzojnë Albin Kutin për asociacionin, ndërkohë që e kanë votuar vetë në Kuvend. E Kurti, po ashtu pa pikë marre, po përpiqet të shfajësohet për pranimin e asociacionit, përderisa kauzën politike e ka ndërtuar duke e kundërshtuar atë. Shumë tragjike, për të qenë komike”, ka shkruar Mushkolaj në “Facebook”.