Mushkolaj për shkarkimin e ambasadorëve: Nuk ishte veprim i duhur shkarkimi në grup
Analisti Imer Mushkolaj thotë se vendimi për shkarkimet në diplomaci ishte i paralajmëruar nga LVV.
“Edhe në mandatin e parë Konjufca kishte bërë kthimin e disa ambasadorëve. Por mua më bëri përshtypje se në këtë listë nuk ishte ndonjë emër i LDK-së. Pashë emra të PDK-së, AAK-së e AKR-së. Ndoshta në një listë tjetër mund të ketë, por në këtë listë nuk kishte”, tha Mushkolaj në “Debat Plus”.
Analisti thotë se është shqetësuese se Kosova tashmë ka mbetur në shumë vende pa ambasador.
Ai thotë se pavarësisht se ambasadorët e shkarkuar ishin partiakë, ata nuk është dashur të “futen në një thes”.
“Nuk ishte veprim i duhur shkarkimi në grup. Është dashur të ndiqet ndonjë rrugë tjetër. Secili ambasador ka pasur performancë të ndryshme”.
Mushkolaj thotë se Ministrja e Jashtme dhe Presidentja është dashur të gjejnë ndonjë mënyrë tjetër për zëvendësimin e ambasadorëve.