Mushkolaj: Pushteti synon kontrollin mbi mediat
11 korrik 2024
| 15:30
Imer Mushkolaj, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës, deputetët e pushtetit, kanë miratuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili mes tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.
Mushkolaj ka theksuar se pushteti po synon kontrollin mbi mediat.
“Nëpërmjet ligjit për KPM-në, i cili u miratua sot, pushteti synon kontrollin mbi mediat. Miratimi i këtij ligji – pjesa më e madhe e të cilit, sipas ekspertëve, nuk i përmbush standardet europiane – është goditja më e madhe ndaj lirisë së mediave dhe përpjekje për t’i kapur mediat”, ka shkruar Mushkolaj në “Facebook”.