Mushkolaj pyet: Çka përfaqëson flamuri i “Dardanisë” në Presidencë?

05 dhjetor 2022 | 20:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka pritur sot në takim Ndihmësadministratoren e USAID-it, Erin E. McKee.

Pas takimit të dyja kanë mbajtur një konferencë për medie, por prapa tyre qëndronin flamujt, ai i ShBA-së, Kosovës dhe ai i Dardanisë.

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj vendosjes së flamurit Dardan në paraqitjen e presidentes për medie.

“Çka përfaqëson ky flamur, pse duhet të shfaqet kaq joserioze presidentja e vendit?”, ka shkruar Mushkolaj.

Postimi i plotë i tij në “Facebook”:

Krahas flamurit kombëtar të Kosovës, Vjosa Osmani i pret mysafirët edhe me një flamur tjetër, ‘të Dardanisë’. Çka përfaqëson ky flamur, pse duhet të shfaqet kaq joserioze presidentja e vendit? Apo në këtë mënyrë, duke keqpërdorur pozitën që mban, ajo po përpiqet të tregojë se qenka pasuese e denjë e Ibrahim Rugovës dhe në këtë mënyrë të përfitojë politikisht, duke i bërë për vete “rugovistët”. Sipas kushtetutës, Kosova e ka një flamur. Flamujt tjerë presidentja le t’i mbajë në shtëpi, por jo në zyrë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori kosovar Granit Xhaka është i regjistruar në regjistrin tregtar…