Mushkolaj: Sikur për manastirin e Deçanit, Kurti nesër do të arsyetohet edhe për Asociacionin

13 mars 2024 | 13:04

Gazetari dhe analisti politik, Imer Mushkolaj ka komentuar vendimin e qeverisë për ta urdhëruar Agjencinë  Kadastrale për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

Albin Kurti e kishte kundërshtuar ashpër këtë gjë, madje duke e quajtur vendim i Millosheviqit që s’mund të zbatohet në këtë shekull.

Në këtë kontekst, Mushkolaj ka thënë se me të njëjtin arsyetim Kurti nesër do ta themeloj edhe Asociacionin.

“Njësoj si për manastirin e Deçanit, Albin Kurti nesër do të arsyetohet edhe për themelimin e Asociacionit. Pra, do të vazhdojë ta cilësojë të dëmshëm – ama do ta zbatojë”, ka shkruar Mushkolaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, para një viti e kundërshtonte…