Mushkolaj: Ura e Ibrit nuk do të hapet, Kurti do ta përdor si pretekst për përfitime elektorale

02 shtator 2024 | 21:30

Analisti politik Imer Mushkolaj ka ngritur shqetësimin se kryeministri Albin Kurti po përdor hapjen e urës së Ibrit për përfitime elektorale.

Duke folur në emisionin “Debat Plus”, Mushkolaj shprehu skepticizëm për hapjen e afërt të urës, duke sugjeruar se kjo nuk ka gjasa të ndodhë të ardhmen e afërt.

“Nuk hapet ura, nuk do të hapet. Por Kurti do ta përdor si pretekst për përfitime elektorale. S’besoj që do hapet të paktën jo shpejt sic ka thënë VV. Kurti ka thënë se ura do hapet gjatë verës, do presim ne jemi këtu nëse hapet 27 shtator. Brenda verës nuk do hapet”, tha Mushkolaj në “Debat Plus”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori Osman Azemi ka reflektuar në deklaratat se shqiptarët e…