Mushkolaj: Vjosa Osmani shkeli ligjin me largimin e fotos së presidentit
04 shkurt 2020
| 22:12
Analisti Imer Mushkolaj, e ka quajtur shkelje të ligjit dhe veprim të papjekur heqjen e fotografisë së presidentit Hashim Thaçi nga ana e kryeparlamentares Vjosa Osmanit.
‘’Është shkej e ligjit, duhet të qëndrojë fotoja, pa marrë parasysh se kush qëndron aty. E ka bër një veprim që nuk është dashtë të bëhet dhe nuk e kam pritë që e bën Osmani’’
‘’Askush nuk ia jep të drejtën që në krye në veti të bëjë këso veprimesh duke thënë se nuk e hoqa por e zhvendosa”/RTVDukagjini