Mushkolaj: VV-ja e ka kthyer RTK-në në vegël të saj
Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, e ka kritikuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje karshi mediumit publik RTK.
Ai, në “Debat Plus”, tha se VV-ja në emër të çkapjes, është duke e kapur RTK-në.
Ai e përmendi drejtorin Rilind Gërvalla, i cili sipas tij është anëtar i VV-së.
“VV në emër të çkapjes, e kap RTK-në, mediumin e vetëm publik që qytetarët e Kosovës japin miliona. Nëpërmes parave tona, pushteti vendos t’i sulmojë mediat. Drejtori i RTK-së është anëtar i VV-së. Ideja që një anëtar i VV-së është drejtor i RTK-së, mendoj që është rrugë për ta kapur RTK-në”, tha ai.
Mushkolaj e kritikoi bordin e RTK-së, në lidhje me lajmin e pakonfirmuar nga një gazetë boshnjake e të cilin e publikuan në mediumin e tyre.
Sipas Mushkolajt, njerëzit e RTK-së janë kthyer në vegla të VV-së.