Musiala: Jemi gati për sezonin e ri, duam titullin

05 gusht 2024 | 16:20

Jamal Musiala, lojtari i Bayern Munichut, në një intervistë për Sport1 ka folur për sezonin e ardhshëm.

“Jemi shumë të motivuar. Sezonin e kaluar nuk fituam titullin dhe nuk duam ta përsërisim përvojën e keqe që kaluam. Të gjithë këtu janë fitues, ne duam të fitojmë tituj. Por nëse nuk jemi 100% gjatë gjithë sezonit dhe nuk japim gjithçka në çdo ndeshje, nuk do t’i arrijmë qëllimet tona” – tha Musiala.

21-vjeçari luajti 24 ndeshje në sezonin e kaluar, teksa realizoi 10 gola. Më herët, ai ka luajtur për të rinjtë e bavarezëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore e…