Musiala: Premierliga është tërheqëse, por ndihem rehat në Bayern

28 shtator 2023 | 17:31

Në një intervistë për “Sport Bild”, mesfushori i Bayern Munchenit, Jamal Musiala, foli për mundësinë për të luajtur në Premierë Ligë në të ardhmen. “Është liga më e fortë dhe më tërheqëse në botë për momentin, por ndihem rehat këtu ku jam. Unë jam i fokusuar në suksesin tim me Bayernin”, ka deklaruar reprezentuesi gjerman.

Talenti i lindur në vitin 2003, me kontratë me “bavarezët” deri në qershor të vitit 2026, qetëson mjedisin e Bayernit për të ardhmen e tij, pas thashethemeve të fundit. “Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas disa vitesh”, ka shtuar ai.

Musiala luajti 33 ndeshje në edicionin që kaloi në Bundesligë, duke shënuar 12 gola dhe duke asistuar 10 herë. Në këtë edicion, lojtari ka luajtur vetëm dy ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tani luan për Lillen, por Samuel Umtiti nuk i harron…