Musiala: Ramosi ishte kundërshtari më i vështirë
24 dhjetor 2024
| 16:45
Jamal Musiala, lojtari më në formë aktual te Bayern Munchenit, është pyetur për kundërshtarin më të fortë që ka pasur ndonjëherë në futboll. Zgjedhja e tij ishte mjaft e parashikueshme. Emri i përmendur, Sergio Ramos.
Sipas gjermanit, ish-mbrojtësi i Real Madridit ka qenë më i vështiri në duele tek për tek.
“Kam luajtur kundër Sergio Ramosit kur isha paksa më i ri. Ishte shumë i vështirë për mua. Jam surprizuar nga mënyra se si mbronte ai. Ishte shumë intuitiv dhe shumë i fortë në ndërhyrje”, ka thënë Musiala.