Musk ia kthen Trumpit llogarinë në Twitter
Llogaria e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Twitter është rikthyer në platformë.
Llogaria, të cilën Twitter e ndaloi pas sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitol, u rikthye pasi CEO dhe pronari i ri i Twitter, Elon Musk, postoi një sondazh në Twitter të premten mbrëma, duke i pyetur përdoruesit e platformës nëse Trump duhet të rikthehet në Twitter.
“Populli ka folur. Trump do të rikthehet”, shkroi Musk në Twitter të shtunën mbrëma.
Rezultatet përfundimtare të sondazhit të shtunën mbrëma treguan 51.8 për qind për dhe 48.2 për qind kundër. Sondazhi përfshinte 15 milionë vota.
Trump më parë ishte përdoruesi më me ndikim dhe më i diskutueshëm, me pothuajse 90 milionë ndjekës.
Ai ka thënë më parë se do të mbetet në platformën e tij, Truth Social, në vend që të ribashkohet në Twitter, por një ndryshim në qasjen e tij mund të ketë implikime të mëdha politike. Ish-presidenti njoftoi këtë muaj se do të kërkojë nominimin presidencial republikan në vitin 2024, duke synuar të bëhet vetëm komandanti i dytë i përgjithshëm i zgjedhur ndonjëherë në dy mandate jo të njëpasnjëshme.
I pyetur të shtunën se çfarë mendonte për blerjen e Twitter nga Musk dhe të ardhmen e tij në platformë, Trump e lavdëroi Musk, por vuri në dyshim nëse faqja do t’i mbijetonte krizave të saj aktuale.