Musk ofron Starlink për organizatat ndërkombëtare në Gaza, reagon Izraeli

29 tetor 2023 | 08:11

Shërbimi satelitor Starlink i Elon Musk do të mbështesë lidhjen me ‘organizatat e njohura ndërkombëtare’ në Gaza.

Elon Musk tha se ai do të ofrojë shërbimin e tij satelitor Starlink për “organizatat e njohura ndërkombëtare të ndihmës në Gaza”.

Musk e bëri njoftimin si përgjigje ndaj dënimit të përfaqësueses demokrate të Nju Jorkut, Alexandria Ocasio-Cortez, për ndërprerjen e komunikimit të Izraelit në Gaza mbrëmë.

“Ndërprerja e çdo komunikimi me një popullsi prej 2.2 milionë banorësh është e papranueshme. Gazetarët, profesionistët mjekësorë, përpjekjet humanitare dhe të pafajshmit janë të gjithë të rrezikuar. Nuk e di se si mund të mbrohet një akt i tillë. Shtetet e Bashkuara e kanë denoncuar historikisht këtë praktikë”, tha Ocasio-Cortez.

Por, kundër këtij vendimi të Musk ka dalë Izraeli.

Ministri i Komunikimit i Izraelit, Shlomo Karhi, tha se zyra e tij “do të ndërpresë çdo lidhje me Starlink” pas njoftimit të Elon Musk se ai do të ofrojë shërbimet e tij satelitore Starlink për organizatat e njohura ndërkombëtare të ndihmës në Gaza.

Në një postim në Tëitter të shtunën, Karhi shkroi: “Izraeli do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për ta luftuar këtë. Hamasi do ta përdorë atë për aktivitete terroriste. Nuk ka dyshim për këtë, ne e dimë dhe Musk e di atë. Hamasi është ISIS. Ndoshta Musk do të ishte i gatshëm ta kushtëzonte atë me lirimin e foshnjave, djemve, vajzave, të moshuarve tanë të rrëmbyer. Të gjithë ata! Deri atëherë, zyra ime do të ndërpresë çdo lidhje me Starlink”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të…