Musk prezanton idenë e re për Twitter-in: Artikuj me pagesë
Elon Musk ka gati një eksperiment të ri me Twitter-in. Sipas raportimeve, CEO i platformës së mediave sociale do t’u ofrojë së shpejti përdoruesve mundësinë që të artikujt e gazetave t’i blenë.
Në një deklaratë të bërë të shtunën, miliarderi njoftoi se do të zbatonte një model financiar, i cili ka dështuar kur është testuar nga platforma të tjera në të kaluarën.
“Duke filluar nga muaji i ardhshëm, Tëitter do t’i lejojë botuesit e mediave të tarifojnë lexuesit për artikull, vetëm me një klikim të thjeshtë “, shkroi Musk në një tweet.
Që kur themeluesi i kompanive “Tesla” dhe “SpaceX” fitoi pronësinë e Twitter tetorin e kaluar ka vijuar që të propozojë ide dhe ndryshime në platformë duke shkaktuar jo pak herë konfuzion dhe pasiguri.
“Kjo do t’u mundësojë përdoruesve që nuk paguajnë abonim mujor të paguajnë një çmim më të lartë për artikull kur duan të lexojnë herë pas here. Pra, është një fitore e favorshme për mediat dhe lexuesit,” citohet të ketë thënë Musk.
Ai, megjithatë, nuk ka dhënë më shumë detaje për çmimet apo funksionimin e këtij modeli të ri.
Megjithatë, ekspertët duke iu referuar përpjekjeve të mëparshme për këtë model, nuk presin që ideja e radhës e Musk të ketë shumë shanse suksesi.