Musk tërheq paralelen mes pavarësisë së Kosovës dhe rajoneve të aneksuara ukrainase nga Rusia
Postimi i fundit i miliarderit amerikan Elon Musk, lidhur me planin e tij për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë ka hasur në kritika të ashpra nga ukrainasit por edhe nga qytetarët e Kosovës, pasi drejtori ekzekutiv i Tesla tërhoqi një paralele mes shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe çështjes së aneksimit të rajoneve ukrainase nga Rusia.
Ai kërkoi që përmes sondazhit banorët e Krimesë dhe rajoneve tjera të aneksuara nga Rusia, të shprehin vullnetin dhe të deklarohen nëse duan të mbeten me Rusinë apo Ukrainën.
Which @elonmusk do you like more?
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 3, 2022
Sipas tij, nëse janë për qëndrim në Ukrainë, Rusia duhet të largohet, e kjo mjaftoi që shumë ukrainas t’i reagojnë ashpër duke filluar nga presidenti Volodymyr Zelensky, i cili me një dozë ironie filloi një sondazh me të cilin kërkonte nga përdoruesit e Twitter të votojnë se kush e do Elon Muskun që e mbështet Ukrainën, dhe kush “tjetrin Musk” që mbështet Rusinë.
No, I’m suggesting voting under UN (or pick your most trusted entity or country) supervision
— Elon Musk (@elonmusk) October 3, 2022
Në anën tjetër, postimi i tij sa i përket paraleles që krahason rastin e Kosovës me atë të rajoneve të aneksuara ukrainase nga Rusia, bëri që shumë qytetarë dhe njohës të çështjeve ndërkombëtare t’i reagojnë.