Musku: Amerika duhet të largohet nga NATO dhe OKB

03 mars 2025 | 08:03

Miliarderi Elon Musk, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit amerikan Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të largohen nga Kombet e Bashkuara dhe NATO.

Musk iu përgjigj një postimi të një mbështetësi të Trump në X, i cili shkroi: “Është koha të largohemi nga OKB dhe NATO”.

Musk u përgjigj: “Jam dakord”.

Ky njoftim vjen në një kohë të tensioneve në rritje midis SHBA-së dhe BE-së dhe Ukrainës në kontekstin e luftës dhe përpjekjeve të Trump për një armëpushim. Trump më parë ka njoftuar dhe ndërmarrë tërheqje të caktuara nga organizatat ndërkombëtare, ndërkohë që aleanca transatlantike dhe multilateralizmi nuk do të thotë shumë për të.

Administrata Trump po fokusohet në marrëdhëniet dypalëshe, në ngrohjen e marrëdhënieve me Rusinë, dhe më pas ata duan të zhvendosin fokusin e tyre në konkurrencën me Kinën. Por largimi nga OKB do të ishte një veprim i paprecedentë me pasoja të paparashikueshme për rendin ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, sot nga ora 12:00, do…