Muskun nuk e shqetësojnë robotët humanoidë. Çfarë janë këta?
04 mars 2024
| 08:20
Elon Musk nuk duket i shqetësuar për ardhjen e “robotëve humanoidë” – edhe nëse ata janë bërë nga konkurrentët e tij.
“Silleni atë”, ka shkruar Musk në përgjigje të njoftimit të së enjtes nga bashkëthemeluesi i Figure AI, Brett Adcock, për një bashkëpunim me OpenAI për të zhvilluar një makineri të fuqizuara nga Inteligjenca Artificiale, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, Musk po zhvillon gjithashtu një robot humanoid, Optimus, në Tesla.
Prototipi i parë i kompanisë u shfaq në Ditën e AI të Tesla-s në 2022. Roboti ende nuk është lëshuar, por Musk ka postuar përditësime të përparimit të tij.