Muslija, afër t’i bashkohet “Dardanëve”

02 prill 2019 | 14:14

Drejtuesit e Kosovës vazhdojnë “gjuetinë” e talenteve që janë duke spikatur në Evropë. Një tjetër futbollist mund t’iu bashkohet “dardanëve për 2 ndeshjet e muajin qershor ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë të vlefshme për kualifikueset e “Euro 2020”.

Bëhet fjalë për talentin e Hannoverit, Florent Muslija. 20-vjeçari numëron 13 paraqitje këtë sezon me fanellën e Hannoverit në Bundesligën gjermane, teksa ka arritur të gjejë edhe 2 herë rrugën e rrjetës.

Mësohet se Muslija ka darkuar ditët e fundit me përfaqësuesin e Federatës së Futbollit të Kosovë për Gjermaninë, Fekmi Kongjeli si dhe sulmuesin e Shpresave të Shqipërisë, Valdrin Mustafa, në një restorant në Gjermani. Gjasat janë të mëdha që Muslija të vesh fanellën e Kosovës.

Muslia

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i Partisë Demokratike…