Muslija flet si futbollist i Kosovës
22 qershor 2019
| 00:13
Fjalët e tij të para si “Dardan” i ka dhënë edhe Florent Muslija.
“Jam i lumtur që sot i bashkohem ‘Dardanëve’ dhe do të jap më të mirën time për të arritur maksimumin e rezultateve me ekipin kombëtar. I falënderoj të gjithë, Besin, Fekmin dhe drejtuesit e FFK-në, por edhe familjen time që më kanë përkrahur”, ka thënë ai.
20-vjeçari i lindur në Gjermani është pjesë e Hannoverit, me të cilën skuadër ka kontratë deri në vitin 2022, derisa në edicionin e kaluar shënoi dy gola në 17 paraqitje. Florenti ka qenë pjesë e Kombëtares U20 të Gjermanisë dhe ka shënuar një gol në pesë ndeshje.