Muslija merr ftesë nga Challandesi
28 gusht 2019
| 09:58
Mesfushori i Hannoverit, Florent Muslija, në qershor vendosi zyrtarisht ta përfaqësojë Kosovën.
Dokumentacioni i tij tashmë është kompletuar dhe ai është në dispozicion të trajnerit Bernard Challandes. Mësohet se Muslija ka marrë ftesë zyrtare dhe do të grumbullohet për herë të parë me Kosovën më 2 shtator.
Për shkak të mungesave të shumta që kanë “Dardanët”, trajneri Bernard Challandes pritet ta inkuadrojë në lojë që në ndeshjen e parë kundër Çekisë që zhvillohet më 7 shtator.