Muslija në ‘radarin’ e klubeve të Bundesligës

27 nëntor 2023 | 17:10

Futbollisti kosovar, Florent Muslija, me paraqitjet e tij ka bërë që të tërheq interesimin nga disa klube të elitës së futbollit gjerman.

25-vjeçari po shkëlqen këtë edicion në kategorinë e dytë të futbollit gjerman aty ku po aktivizohet në radhët e Paderbornit.

Ai është shndërruar në njërin nga lojtarët kryesor të ekipit, teksa në 15 paraqitje këtë sezon ai ka qenë autor i tetë golave dhe ka bërë katër asistime.

Sipas asaj që raporton gazetarit Florian Plettenberg, klubi gjerman po insiston për të mbajtur Muslijën në ekip, por rinovimi i kontratës deri më tani duket i pamundur.

Muslija në anën tjetër dëshiron që verën e ardhshme të bëjë hapin e radhës në karrierë dhe nëse gjërat shkojnë në këtë mënyrë, klubi i tij i radhës nuk duhet të paguajë asnjë cent për shërbimet e tij.

Ai njihet si një lojtar që mund të mbulojë disa pozita pasi që shpeshherë aktivizohet si mesfushor ofanziv por edhe në dy krahët e sulmit, varësisht nga nevoja.

Muslija gjatë tërë karrierës ka luajtur në Gjermani, ku fillimisht e ka nisur te grupmoshat e SV Sasbach, për të kaluar pastaj tek ato të Karlsruhes e deri tek Hannoveri, klub nga i cili më pas u transferua tek Paderborni.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të Ditës së Flamurit, kryeministri i Kosovës, Albin…