Musliu: Albin, ka kaluar koha e propagandës

15 prill 2025 | 16:26

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se deputeti Albin Kurti “edhe një herë i ra borisë propagandistike”.

Musliu ka shkruar në “Facebook” se ka kaluar koha e propagandës dhe demagogjisë.

“Paska reaguar Albini!!! Ose më mirë: I paska rënë edhe një herë borisë propagandistike. Për pesë vjet rresht e kemi parë se si qeverisni ju. E kemi parë edhe kush la nam sikurse e kemi parë edhe kush i ka sulmuar institucionet. Të gjitha mbaj me shnet vet. Albin, ka kaluar koha e propagandës dhe demagogjisë. Nuk ke nevojë të bëhesh kaq paranojak teatral se ti e din që LV nuk është Republikë. As ti nuk je Republika”, ka shkruar ajo.

Më tutje, ajo i ka thënë Kurtit “mirë se erdhe në realitet”.

“Opozita nuk është në shërbimin tënd. Ule kryet dhe respektoni ligjin që ke krijuar vetë. Aleancat nuk krijohen përmes arrogancës dhe përbaltjes së të tjerëve, por përmes respektit për njerëzit të cilët i ke përballë. Mirë se erdhe në realitet, Bini. Pra, që ta kuptosh njëherë e mirë: Kur dikush është kundër teje nuk nënkupton që është edhe kundër Kosovës. Është thjeshtë kundër teje sepse ti je faqja e zezë”, ka shkruar Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja Albulena Haxhiu e ka “zbuluar” ujit e nxehtë nëpërmjet…