Musliu: Albin Kurti është i shantazhuar nga Radojiçiqi

07 gusht 2023 | 11:35

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ganimete Muliu, ka thënë se qeveria Kurti është e shantazhuar nga Milan Radojiçiqi.

Në një intervistë për “Periskopin”, Musliu ka thënë se nuk është shqetësuese ajo çfarë është dëgjuar në bisedën në mes të shefes se deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me Igor Simiqin, por çfarë nuk është dëgjuar.

“Ne kemi degjuar diçka nga ato audio-incizimet që kanë dalë që vërtetë janë të rënda për shumë arsye, por më të rëndën ne se kemi dëgjuar ende. Gjatë bisedës së znj.Lila me z. Simiq dëgjohet duke thënë se nëse i publikojmë bisedat me Radojçiqin do t’i shkojë koka qeverisë LV-së e Kurtit e juve në aspektin politik po flasë. Ehe ne këtu duhet ta zhvendosim fokusin. Çfarë janë ato biseda? Pse e shantazhojnë në këtë mënyrë shefen e grupit më të madh parlamentar?”.

“Nuk është brengë dhe shqetësim për ato që janë dëgjuar, brengë dhe shqetësim janë për ato që nuk janë dëgjuar. Këtu mendoj se është çelësi i problemit. Mendoj se LV-ja, Albin Kurti dhe qeveria e tij janë të shantazhuar nga Radojiçiqi. Ata e dinë saktë se çfarë kanë biseduar, që unë shpresoj që sa më shpejt të zbardhen”, ka thënë Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shpenadi të…