Musliu: Aman merreni Albinin e futeni në Big Brother
27 janar 2023
| 20:35
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi kryeministri i vendit Albin Kurti ka deklaruar se nuk është ftuar në takimin e Ambasadës për Asociacionin.
Musliu ka shkruar në “Facebook” se Kurti duhet të futet në Big Brother.
“Kurti: Nuk jam ftuar në takimin e Ambasadës për Asociacionin. Kosova po rrezikohet me qeverisjen e Albinit. Aman merreni Albinin e futeni në Big Brother se për qeverisje nuk ja kish haberin e po don me e marre venin n’qafe. Aty ka kohë me tregu përralla”, ka shkruar deputetja Musliu.