Musliu: Çfarë po ndodh me Fondin e Sigurisë?
25 korrik 2022
| 16:49
Para disa muajve, pas nisjes së luftës në Ukrainë, qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, ka themeluar Fondin e Sigurisë, ku janë ftuar qytetarët që të kontribuojnë në këtë fond.
Me këtë rast, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka pyetur se çfarë ka ndodhur me Fondin e Sigurisë.
“Nime, çka po ndodhë me ‘Fondin e Sigurisë’? A mundet najkush me na tregu najsen?”, ka shkruar Musliu në llogarinë e vet në “Facebook”.
Kryeministri Kurti disa herë është pyetur për shumën e mbledhur që supozohet të përdorët për ngritjen e sigurisë në vend. Ai nuk ka pranuar të përgjigjet saktësisht me shifra.