Musliu, deputetëve të LV-së: Turpi qoftë mbi ju!
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se i vjen turp që është pjesë e Kuvendit, derisa u ka thënë “Turpi qoftë mbi ju”, deputetëve që kanë votuar kundër amendamentit për pensionim të parakohshëm të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe atyre të Inspektoratit Policor të Kosovës.
Amendamentin e 26 në Projektbuxhetin e vitit 2024 të cilin e ka propozuar deputetja Ganimete Musliu është votuar 17 deputetë, ndërsa shumica kanë kundërshtuar.
“Më vjen turp që jam pjesë e këtij Kuvendi. Është turp që sot kur i keni detyruar pjesëtarët e Policisë së Kosovës të dalin në protesta publike të kundërshtoni një amendament bazik, vendimtar, të kundërshtohet për inate personale politike. Turpi qoftë mbi ju! Jeni duke e shkatërruar shtetin, andaj kjo është e pafalshme”, ka thënë Musliu.