Musliu dhe Çalaj marrin pjesë në Forumin e inteligjencës parlamentare në Uashington
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu dhe Rashit Çalaj janë ftuar të marrin pjesë në Forumin e Inteligjencës-Sigurisë Parlamentare në Uashington DC.
Lajmin e ka bërë me dije deputeti Çalaj, i cili ka treguar se ky forum do të mbahet më 4-5 dhjetor.
“Bashkë me kolegën Ganimete Musliu, kryetare e Komisionit per mbikqyrjen e AKI-së, do të marrim pjesë në Forumin e Inteligjencës-Sigurisë Parlamentare Uashington, DC – që do mbahet me 4-5 dhjetor 2024. Ky forum do të mbledhë liderë politikë, ekspertë të sigurisë, dhe përfaqësues të inteligjencës nga vende të ndryshme për të diskutuar sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe inteligjencës. Aktiviteti do të ofrojë një platformë për shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e politikave të përbashkëta përballë kërcënimeve globale”, ka shkruar Çalaj në “Facebook”.