Musliu: Diçka që është turp për një grua është turp edhe për një burrë

07 mars 2022 | 15:43

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, në debatin parlamentar mbi pabarazitë gjinore të grave në shoqëri, ka thënë se ky debat duhet t’i shërbejë identifikimeve të sfidave dhe motivimit për të ndërtuar një shoqëri me zë.

Ajo ka thënë se shoqëria jonë vazhdon të shihet si një vend me kulturë patriarkale.

“Të gjithë ata qe mendojnë se gratë nuk dinë, duhet ta kuptojnë se gratë dinë dhe munden. Përderisa burrit i paska hije diçka, për gruan qenka turp. Shumë e rëndësishme është edhe mbështetja e grave për njëra-tjetrën. Diçka që është turp për një grua, të jeni të bindur që është turp edhe për një burrë”,  ka thënë Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, me…