Musliu: Dje u votua ministri i parë nga Presheva
04 qershor 2020
| 12:10
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar një fotografi në llogarinë e vet në “Facebook” me ministrin e ri të Drejtësisë, Selim Selimin, i cili është me prejardhje nga Presheva.
“Të gjithë vëmendjen dje me dashje e mori Rakiqi, por askush se përmendi që dje në Kuvendin e Republikës se Kosovës u votua ministri i parë nga Presheva”, ka shkruar ajo.
Sipas Musliut, ka ardhur koha për veprime e jo për fjalë.
https://www.facebook.com/ganimete.musliu.9/posts/10158218716958006
(L.G / Epoka e re)