Musliu: Drenica gjithmonë ka ditur të pozicionohet

17 nëntor 2024 | 08:58

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka falënderuar pjesëmarrësit për takimim në Skenderaj me Bedri Hamzën.

Ajo tha se “Drenica gjithmonë ka ditur të pozicionohet në anën e duhur të historisë”.

“Ky vend i larë në lavdi as nuk shitet, as nuk nënshtrohet. Në këtë vend gjithmonë janë ndezë shkëndijat e çlirimit dhe të krenarisë. Andaj dëshiroj të shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për të gjithë organizatorët dhe aktivistët që u angazhuan për të realizuar tubimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj”, shkroi Musliu në Facebook.

“Puna dhe angazhimi juaj janë të pamohueshme dhe arsyeja kryesore e ngritjes së moralit elektoral anëembanë Kosovës dhe në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët”, shtoi ajo.

Deputetja e PDK-së mes tjerash tha se sukseset e këtij tubimi janë mesazhi më i mirë që Partia Demokratike e Kosovës është më shumë se parti politike.

“Partia Demokratike është kauza jonë e përbashkët, identitet dhe krenari.Vazhdoni të jeni burimi i frymëzimit dhe energjisë për të gjithë ne!”, shtoi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka nisur një nga “sulmet më të mëdha ajrore”…